Aktorja turke vjen në Kosovë, e quan “shtëpi” dhe këndon shqip

.

Aktorja e njohur turko-shqiptare, Su Burcu Yazgi Coşkun, po kalon disa ditë në Kosovë dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut me postimet e saj në rrjetet sociale.

Në një nga publikimet, ajo e ka cilësuar Kosovën si “shtëpi”, duke shprehur afërsinë me vendin.Gjatë qëndrimit, Coşkun ka ndarë në Instastory fotografi e video, ku shihet duke kënduar në gjuhën shqipe.

Ajo ka prejardhje të përzier, me nënën shqiptare dhe babanë turk.Në një nga videot e shpërndara, aktorja këndon një këngë të artistit Butrint Imeri, gjë që ka marrë komente pozitive nga ndjekësit e saj.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *