Reperi i njohur Mozzik ka uruar ndjekësit e tij për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Agjërim të lehtë ❤️🙌🏼. Hyni në këtë muaj ashtu si na don Zoti, të lidhur me Të, të sinqertë e gjithmonë të penduar tek i madhi Zot. Zoti na pranoftë secilën lutje e na pastroftë nga secili mëkat e gabim!” – shkroi ai në postimin e tij.
Ky mesazh u prit me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët e vlerësuan urimin dhe mesazhin e tij frymëzues për këtë muaj të shenjtë.
Ramazani është një periudhë reflektimi, adhurimi dhe sakrifice për besimtarët myslimanë. Gjatë këtij muaji, besimtarët përkushtohen për agjërim dhe lutje, duke kërkuar falje dhe paqe për veten e tyre dhe për shoqërinë në tërësi.

Leave a Reply