Motrat Vjollca ndezin atmosferën para supersfidës: Fotoja kuqezi që po pushton rrjetet!

Një imazh i postuar nga moderatorja Marina Vjollca ka tërhequr sot vëmendjen e rrjeteve sociale. Në fotografi, ajo shfaqet krah për krah me motrën e saj, Luanën, të dyja të veshura me simbolet kuqezi dhe duke mbajtur duart e bashkuara, shkruan Raporto24.

Postimi u publikua pak para nisjes së supersfidës Shqipëri–Angli në “Air Albania”, duke krijuar menjëherë jehonë online.Marina, e njohur për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Kombëtares, këtë herë ka zgjedhur një gjest të thjeshtë, por domethënës: një foto simbolike e shoqëruar vetëm me emojin e flamurit shqiptar.

Ndërsa atmosfera përballë ndeshjes historike sa vjen e rritet, imazhi i saj është bërë një nga postimet më të komentuara të ditës, duke shërbyer si një tjetër nxitje morale për skuadrën kuqezi përpara sfidës së madhe.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *