Lela Seferi, ish-banore e edicionit të “Big Brother VIP Kosova”, ka vazhduar të jetë mjaft e angazhuar në zhvillimin e karrierës së saj të re si modele.
Pas përfundimit të marrëdhënies me Leo, Lela ka zgjedhur të përqendrohet në botën e modës, ku po bën hapa të sigurta drejt krijimit të një identiteti të fortë si modele.Me stilin dhe prezencën e saj të veçantë, ajo ka tërhequr vëmendjen e disa prej dizajnerëve më të njohur dhe të suksesshëm në Kosovë, duke bashkëpunuar me ta për realizimin e projektëve të ndryshme.
Një nga bashkëpunimet më të fundit të Lela Seferit ka qenë realizimi i një fotosesioni ku ajo ka pozuar me një fustan elegant të zi, i cili thekson në mënyrë të natyrshme linjat e saj trupore.

Leave a Reply