As Selvija e Shpatit nuk i shpëtoi “sëmundjes” së fundit, nuk do ta njihni në çfarë gjendje ka përfunduar

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, ka ndezur diskutime dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me disa imazhe të krijuara përmes teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Këto fotografi janë pjesë e një trendi të ri që ka përfshirë gjithnjë e më shumë persona publikë dhe të tjerë përdorues të platformave digjitale, të cilët eksperimentojnë me krijimin e versione alternative të vetes duke përdorur mjete dhe aplikacione të avancuara të AI.Në imazhet e publikuara nga Selvija, ajo shfaqet në forma të ndryshme, me pamje të përpunuara që dallohen nga stilizimet tradicionale dhe ato natyrale të saj.

Kjo lloj përpunimi i imazheve ka marrë përmasa të mëdha, duke u bërë një fenomen i njohur dhe shumë i pëlqyer në rrjetet sociale, ku përdoruesit, përfshirë edhe personazhe të njohur publikë, kanë filluar të krijojnë versione të reja të vetes, shpesh duke përdorur elemente fantastike dhe artistike.

Ky trend ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për aspektin e tij estetik, por edhe për mundësinë që ofron për të eksploruar dhe shprehur kreativitetin.

Teknologjia e Inteligjencës Artificiale përdoret për të krijuar portrete dhe imazhe që i japin individëve mundësinë të shohin vetveten në mënyra që nuk mund të arriheshin përmes fotografive tradicionale.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *