“Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi sqaron deklaratën virale

Aktori i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka sqaruar së fundmi në “Goca dhe Gra” deklaratat e dhëna pak ditë më parë në “Top Albania Radio”, mbi konceptin e varfërisë.

Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.

“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka dy kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh ai.

Komediani e prezantuesi ka bërë edhe një thirrje për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *