Tre ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, tani opinionistë, në mesin e tyre edhe Xheneta, paska me u kallë aty

Spektakli i katërt i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë zyrtarisht më 17 nëntor, dhe tashmë interesimi i publikut për këtë edicion është dukshëm rritur.

Përveç kuriozitetit të madh rreth banorëve që do të hyjnë në shtëpi, vëmendja kryesore këtë herë është te opinionistët, roli i të cilëve gjithmonë ka qenë vendimtar në diskutimet dhe analizat brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.Gazetari i njohur, Agon Rexhepi, ka theksuar se për këtë edicion, publiku ka pasur një ndikim të veçantë në procesin e zgjedhjes së opinionistëve, duke u bërë pjesëmarrës aktiv në njëfarë “fushate” në rrjetet sociale.

Sipas Rexhepit, fansat e BBVK kanë treguar kreativitet dhe përkushtim, duke sugjeruar dhe promovuar emrat e tyre të preferuar për të marrë rolin e opinionistit, duke shndërruar këtë proces në një fenomen të vërtetë interaktiv.Gazetari ka shtuar se kjo pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e publikut ka bërë që disa emra tashmë të qarkullojnë si më të përfolurit për këtë edicion.

Rexhepi përmend se mes kandidatëve të propozuar nga fansat janë figura të njohura të skenës mediatike dhe artistike, duke përfshirë Vullnetin, Xhulin, Xhenetën dhe Vedat Bajramin.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *