Ish-missi i Kosovës, Afërdita Paqarada, ka ndarë së fundmi përvojën e saj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova, duke treguar se eksperienca e saj ka qenë mjaft e pasur dhe mësimore.
Ajo theksoi se gjatë kohës që ka qenë pjesë e programit, gjithmonë ka qëndruar vetvetja dhe ka dhënë maksimumin në rolin e saj.Paqarada shpjegoi se ky rol kërkon një angazhim të madh, por edhe një ekuilibër të hollësishëm, pasi opinionisti duhet të japë gjykim të drejtë dhe të analizojë situata të ndryshme pa u ndikuar vetëm nga emocionet ose tendencat negative.
Megjithatë, ish-missi sqaroi se, për shkak të kufizimeve të kohës dhe përkushtimit ndaj familjes, nuk mund të rikthehet më në këtë pozicion.Ajo shtoi se nuk do të mund të ishte as banore brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pasi kjo do të nënkuptonte të largohej nga fëmijët e saj për periudha të gjata, gjë që nuk është e përballueshme për të.
“Ka qenë hera e parë që kam pasur një eksperiencë të tillë dhe ka qenë jashtëzakonisht interesante. Kam marrë shumë mësime dhe kam kuptuar më shumë për mënyrën se si funksionon një program i tillë.

Leave a Reply