Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Gresa Behluli, ka vendosur që muajin shtator t’ia kushtojë vetes dhe familjes së saj, duke marrë një pauzë të merituar pas një vere tejet dinamike e të ngarkuar me angazhime profesionale.
Pas një sezoni veror të mbushur me koncerte, dasma dhe ahengje të shumta ku ajo ka qenë një nga emrat më të kërkuar, Gresa ka zgjedhur që ditët e para të vjeshtës t’i kalojë në relaks dhe qetësi, larg skenës, zhurmës dhe impenjimeve të natës që shoqërojnë zakonisht jetën e një artisteje.Pushimet e saj këtë shtator janë më shumë se një udhëtim i zakonshëm – ato janë një rikthim tek familja, tek momentet intime me më të dashurit, dhe një rivendosje e ekuilibrit mes jetës personale dhe karrierës së saj aktive artistike. Këngëtarja është parë duke kaluar kohë cilësore pranë djalit të saj, Diellit, me të cilin ndan një lidhje të ngushtë e të veçantë.
Pamje të ndryshme nga pushimet janë ndarë nga vetë Gresa përmes rrjeteve sociale, ku ajo ka postuar disa fotografi e video të këndshme që shfaqin emocionet dhe atmosferën e ngrohtë familjare që i ka shoqëruar në këto ditë.

Leave a Reply