Myzhde, fejohet Afrona Dika, zbulohet përmes këtij detaji!

Pas një periudhe të gjatë qetësie në jetën e saj personale, Afrona Dika ka surprizuar të gjithë ndjekësit me një zhvillim të madh – ajo është fejuar!

Prej kohësh, bukuroshja kishte zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë shumë nga përditshmëria e saj personale

Kjo heshtje bëri që shumë njerëz të mendonin se jeta e saj private kishte hyrë në një fazë të qetë pa ndryshime të mëdha. Por duket se realiteti ka qenë krejt ndryshe.

Lajmi për fejesën e saj është bërë i ditur përmes një fotografie të fundit që Afrona publikoi në rrjete sociale, ku shihet me një unazë elegante dhe shkëlqyese në gisht – detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj.Burime të afërta për “Prive” kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një fejesë të mirëfilltë, ndonëse vetë Afrona nuk ka bërë ende një deklaratë publike. Ajo duket se ka zgjedhur të ruajë këtë moment të veçantë për vete dhe për njerëzit e saj më të afërt, duke e mbajtur lidhjen larg syrit të publikut.

Në aspektin profesional, Afrona pritet të rikthehet shumë shpejt me sezone të reja të podcastit të saj, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku falë intervistave të sinqerta dhe qasjes së saj natyrale ndaj të ftuarve.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *