Influencerja e njohur Hati ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim që ka nxitur diskutime të shumta. Pas ndarjes së përfolur me Jasharin, ajo ka ndarë në Instagram disa vargje që ndjekësit i kanë interpretuar si një mesazh i fshehur për ish-partnerin.
“Oj dashni ty kush t’ka vizatu?O haram ai qe të ka lshu
E lum ai qe ka me të gëzu”Këto janë fjalët nga kënga më e re e Olsi Bylykut, të cilat Hati i ka kënduar me emocion gjatë një videoje të realizuar në jug të Shqipërisë. Përzgjedhja pikante e vargjeve ka bërë që ndjekësit të mendojnë se nuk është një zgjedhje e rastësishme, por një thumb i drejtpërdrejtë ndaj ndarjes që së fundmi ka bërë bujë në media dhe rrjete sociale.
Ndërsa disa e shohin si një shprehje emocionale të çastit, të tjerë e konsiderojnë si një deklaratë të qartë për marrëdhënien e përfunduar.A është ky një mesazh i hapur për Jasharin apo thjesht një ndjesi artistike? Rrjeti ka nisur të spekulojë me dhjetëra versione — dhe duket se historia mes tyre nuk është mbyllur ende për publikun.

Leave a Reply