Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu ka bërë sërish një paraqitje plot humor në rrjetet sociale, duke shuar në stilin e tij karakteristik dilemat rreth “kostumit të ministrit”, shkruan Raporto24.
Në një postim në Facebook, Spahiu ka ndarë një fotografi të re, duke e shoqëruar me një mbishkrim që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve:Për Halloween du mu veshë si ministër!”, ka shkruar ai me ironi.
Kjo batutë vjen vetëm pak ditë pasi emri i tij është përmendur në media si një nga kandidatët e propozuar për ministrin e Kulturës në rast se do të formohej Qeveria Kurti 3.

Leave a Reply