Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka rrëfyer disa momente të ndjera nga përditshmëria që familja përjeton prej kur Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë. Në një intervistë për “Grida Duma Podcast”, ai tregoi se vizitat familjare janë të shpeshta, por të vështira emocionalisht, transmeton Raporto24.
“Familja e viziton babin çdo muaj, kemi të lejuara deri në tre vizita mujore,” tha ai, duke shtuar se gjatë atyre takimeve flasin për gjithçka – nga aktivitetet ditore e deri te librat që ai lexon. Megjithatë, ndarja në fund të çdo takimi mbetet momenti më i rëndë për ta.Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe.”
Duke folur për figurën e të atit, Endriti nuk fshehu as emocionin dhe krenarinë që ndjen. Ai tha se është me fat që është djali i Hashim Thaçit dhe e përshkroi atë si një prej njerëzve kyç në historinë e Kosovës.“Jam me fat dhe shumë i lumtur që jam djali i tij, djali i një çlirimtari që fitoi luftën ndaj Serbisë, i një arkitekti që bashkë me shokët e tij bëri pavarësinë e Kosovës. Është përgjegjësi e madhe, por krenaria dhe lumturia janë në qiell.”
Gjatë bisedës, Endriti foli edhe për peshën e përgjegjësisë që iu desh të mbajë në moshë të re, pas largimit të babait për në Hagë.

Leave a Reply