Këngëtarja e njohur Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga xhirimet e projektit të saj më të ri muzikor, që pritet të publikohet së shpejti, Pamjet e publikuara mbrëmë tregojnë artisten duke punuar në orët e vona të natës, në skena ku përfshihej edhe uji – një detaj që, siç duket, i ka kushtuar me shëndet.
Menjëherë pas përfundimit të xhirimeve, Anisa ka postuar një Story nga spitali, ku shihet me serum në dorë, duke shkruar shkurt: “Gjendja sot”.
Sipas të gjitha gjasave, këngëtarja është ftohur gjatë xhirimeve, të cilat janë zhvilluar në kushte të vështira dhe me temperatura të ulëta.
Megjithatë, projekti duket se është drejt përfundimit dhe pritet që shumë shpejt kënga e re e Anisës të publikohet në platformat muzikore, për kënaqësinë e fansave të saj.

Leave a Reply