Tringa Berisha, reja e këngëtares së njohur shqiptare Mihrie Braha dhe bashkëshortit të saj Naim Abazi, ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “25 pyetje” të emisionit të njohur “Prive”, ku ndau me publikun një intervistë tejet të sinqertë dhe të ngrohtë.
Në një atmosferë mjaft miqësore dhe familjare, ajo hapi dyert e shtëpisë së saj për ekipin e emisionit, duke ofruar një pasqyrë më të thellë e personale mbi jetën e saj, larg rrjeteve sociale dhe paraqitjeve publike.Përmes 25 pyetjeve që iu drejtuan, Tringa dha përgjigje që jo vetëm shfaqën anën e saj njerëzore dhe të përditshme, por zbuluan edhe shumë të pathëna për jetën e saj private dhe marrëdhëniet familjare.
Gjatë intervistës, ajo foli për rutinën e saj të përditshme, për mënyrën se si e ndan jetën mes angazhimeve personale dhe publike, si dhe për raportin që ka me ndjekësit dhe perceptimin që ata kanë për të.

Leave a Reply