Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzia Osmani, ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Egjipt, duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale detaje nga udhëtimi i saj.
Ajo ka publikuar një sërë fotografish nga destinacioni egjiptian, duke treguar jo vetëm pamjet e mrekullueshme të vendeve që viziton, por edhe momentet e relaksimit dhe argëtimit gjatë pushimeve.Ndjekësit e saj janë treguar të entuziazmuar për këto postime, duke komentuar jo vetëm për vendin e bukur, por edhe për stilin dhe pamjen elegante të këngëtares.
Së fundmi, Remzia ka ndarë disa pamje të reja në InstaStory, ku shihet pranë bashkëshortit të saj.Një nga fotot që ka tërhequr më shumë vëmendje është pikërisht kjo ku ajo shfaqet shumë afër partnerit, duke transmetuar një atmosferë intime dhe të ngrohtë.
Ajo që ka rënë në sy në këtë imazh është fakti që Remzia duket dukshëm më e re se zakonisht, gjë që ka bërë që ndjekësit të komentojnë për përdorimin e disa filtrave ose ndërhyrjeve të lehta me Photoshop.

Leave a Reply