Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka festuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale dhe artistike – 30-vjetorin e lindjes.
E njohur për stilin e saj unik, zërin karakteristik dhe praninë e fuqishme në rrjetet sociale, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram emocionet dhe reflektimet që e kanë shoqëruar në këtë përvjetor të veçantë.
Në një postim të shpërndarë me ndjekësit e saj, këngëtarja ka treguar se ndjehet më e lumtur dhe më e plotësuar se kurrë më parë.
Ajo ka shfrytëzuar këtë ditëlindje jo vetëm për të festuar, por edhe për të reflektuar mbi rrugëtimin e saj, përvojat që ka kaluar dhe transformimin personal që e ka shoqëruar gjatë këtyre tre dekadave.Reflektime të një kryevepre 30-vjeçare. Jam më e lumtur se kurrë”, ka shkruar Enca në mbishkrimin që shoqëronte fotot e postuara, ku shfaqej e buzëqeshur dhe e rrezatuar, duke reflektuar besim dhe vetëpranim.
Postimi i saj, që u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit dhe miqtë, u bë menjëherë viral, duke sjellë urime të shumta dhe mesazhe dashamirëse nga fansat që e kanë ndjekur dhe mbështetur që në fillimet e karrierës së saj.

Leave a Reply