Pas shumë viteve që ka mbajtur një look të veçantë dhe të njohur për flokët e tij të gjata, Armend Rexhepagiqi ka surprizuar publikun me një transformim të dukshëm në pamjen e tij.
Ky ndryshim i ri në stil, që përfshin një haircut më të shkurtër dhe një qasje më të rafinuar në veshje, është parë së fundmi gjatë një organizimi privat në Prishtinë, ku artisti u shfaq me një karizëm të freskët dhe një prezencë skenike të fuqishme, që tregon se koha vetëm e ka pjekur dhe thelluar si krijues dhe interpretues.Armendi, i cili njihet prej dekadash si një nga zërat më të veçantë dhe më të dashur të muzikës shqiptare, ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me stilin e tij të flokëve të gjata, një simbol i rebeldisë dhe lirive artistike që ai përfaqëson.
Mirëpo, ky ndryshim i fundit nuk është vetëm një ndryshim estetik; ai reflekton një fazë të re në jetën dhe karrierën e tij, ku përvoja dhe maturia artistike bashkohen me një energji të re dhe një dëshirë për të sfiduar vetveten në krijimtarinë muzikore.Pamja e tij më e qetë dhe më elegante nuk e ka humbur asnjë prej dimensioneve të thella shpirtërore që e kanë karakterizuar gjithmonë.
Kjo fazë e re e Armendit erdhi në një moment shumë të rëndësishëm për artistin, pasi këtë verë ai lansoi albumin e tij më të ri me titull “Dashni e vjetër”.

Leave a Reply