Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka folur hapur për marrëdhënien e tij të tensionuar me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, dhe për vështirësitë që ka kaluar pas divorcit, duke përfshirë ndarjen nga vajza e tyre.
Në një intervistë të gjatë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, artisti rrëfeu për dhimbjen emocionale që ndjen për shkak të mosmarrëveshjeve për kujdesin e vajzës dhe për përpjekjet e tij të vazhdueshme për ta parë atë.Fero deklaroi se nuk e ka takuar vajzën prej një kohe të gjatë, një situatë që e ka lënduar thellë emocionalisht.
Ai pranoi se në momente të caktuara, ndjenja e dëshpërimit mund ta ketë shtyrë të thotë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat kërkoi falje publikisht, duke theksuar se qëllimi i vetëm ka qenë gjithmonë takimi me vajzën e tij.Kur bëhet një kohë e gjatë kur nuk e ke parë vajzën tënde, dhe krijohet një ndjenjë e keqe, ndihesh keq emocionalisht veç ta shoh vajzën, ka mundur të ndodhë që kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, gjë që unë edhe i kërkoj falje nëse është ndier keq për fjalët e mia. Qëllimi është për ta parë vajzën time. Që 1 vit nuk e kam parë vajzën,” shpjegoi ai.
Ai rrëfeu gjithashtu për përpjekjet e shumta që ka bërë për të takuar vajzën në mënyra të ndryshme, duke theksuar se nuk ka arritur të realizojë asnjë takim pa ndërhyrjen e institucioneve.Kam tentuar shumë herë ta shoh vajzën në mënyra të ndryshme, dhe e kam parë që nuk po mundem me e pa në asnjë lloj forme dhe më është dashur patjetër të kërkoj nga institucionet të Kosovës, pasi ish-gruaja nuk e sjell vajzën kërkova ndihmë,” tha ai.
Sipas Feros, vendimi i gjykatës përcakton që ai të shohë vajzën e tij dy herë në muaj, përkatësisht në javën e parë dhe të tretë, që i bie katër ditë në muaj.
Megjithatë, sipas reperit, ky vendim nuk është respektuar kurrë, gjë që e ka detyruar të dërgojë çdo ditë kërkesa dhe email-e tek Prokuroria, Gjykata dhe Ministria e Drejtësisë për të realizuar takimet me vajzën.
“Nëse unë jam i keq ok, por vajza e meriton ta shoh babanë,” shtoi ai.

Leave a Reply