Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit që e bëri një nga figurat më të përfolura të momentit.
Aktiviteti i tij në rrjetet sociale është i rregullt dhe shpeshherë shoqërohet me postime që nxisin kureshtjen dhe debatet në publik.
Së fundmi, artisti pejan ka publikuar një InstaStory që ka tërhequr menjëherë vëmendje. Në imazhin e shpërndarë, ai shfaqet duke pozuar në pasqyrë dhe dora e një femre te qafa.Edhe pse identiteti i vajzës nuk zbulohet, fotoja ka mjaftuar që në rrjet të nisin spekulimet.
Pjesa më e madhe e ndjekësve po pyesin nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo thjesht një sekuencë nga një projekt muzikor që ai mund të jetë duke përgatitur.
Ndërkohë, një zhvillim i papritur në rrjetet sociale ka nxitur aludime të forta për një ndarje mes një prej çifteve më të komentuar të këtij viti: Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania 4 dhe këngëtarja Egli Tako.
Dyshja nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që nuk i ka shpëtuar fansave të tyre të vëmendshëm dhe që ka ndezur dyshimet për përfundimin e lidhjes së tyre.
Leave a Reply