Prej disa ditësh, mediat rozë dhe rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë spekulimesh që kanë ngjallur kurreshtje të madhe në publik.
Në qendër të këtij debati janë vënë dy emra të njohur për ndjekësit e mediave sociale: influencerja e njohur Hati Brika dhe biznesmeni i ri në moshë, por i suksesshëm, Enea Marku.Zanafillën e këtyre zërave e mori një video që u publikua në “Instastory” nga festa e ditëlindjes së Hatit, ku u vu re prania e një burri që më pas u identifikua nga ndjekësit si Enea Marku.
Videoja u bë virale brenda pak orësh dhe përforcoi spekulimet për një lidhje të mundshme mes dyshes, aq më shumë kur u konstatua se festa kishte qenë mjaft intime dhe pothuajse e gjitha e përbërë nga mikeshat më të afërta të Hatit – gjë që e bëri praninë e një burri të vetëm të bie në sy dhe të interpretohet si diçka “më shumë se sa një mik i thjeshtë”.Këto detaje u shoqëruan me një seri postimesh nga faqe të ndryshme që merren me jetën e personazheve publikë, të cilat sugjeronin se midis Hatit dhe Eneës po lindte diçka më tepër se miqësi.
Portale të ndryshme publikuan “burime të paemëruara” që aludonin për një njohje të afërt, takime të shpeshta dhe komunikime të vazhdueshme mes tyre.
Leave a Reply