Hurmat arabe janë një lloj fruti që përgjithësisht konsumohet më së shumti gjatë muajit të agjërimit mysliman, Ramazanit.
Mësimet islame thonë se mënyra më e mirë për të prishur agjërimin është me hurma, dhe ajo që shumë njerëzve u intereson është – A është e nevojshme larja e hurmave para konsumimit të tyre?
Administrata Saudite e Ushqimit dhe Barnave (SFDA) i këshilloi të gjithë që t’i lajnë mirë hurmat me ujë të ngrohtë përpara se t’i hanë për të reduktuar mbetjet e pesticideve dhe kimikateve, nëse janë të pranishme.
Ky end shëndeti shpjegon se hurmat kontaminohen ose nga substanca kimike si mbetje pesticidesh dhe metale të rënda dhe toksike, ose nga substanca fizike (trupa të huaj si prania e pjesëve metalike), ose nga rritja e mikroorganizmave (maja dhe myku).

Leave a Reply