.
Remzie Osmani ka lëshuar një alarm publik për të gjithë ndjekësit, pas disa reklamave të rreme që po qarkullojnë në emrin e saj. Ajo sqaron se imazhet që e tregojnë atë sikur ka humbur peshë janë të pavërteta dhe të krijuara me inteligjencë artificiale.
“Mos blini këto produkte për humbje peshe, janë të pa vërteta! Ju lutem mos u besoni rrenave,” ka shkruar këngëtarja, duke denoncuar ashpër keqpërdorimin e imazhit të saj dhe të kolegëve si Shyhrete Behluli.
Remzia thekson se këto reklama nuk pasqyrojnë gjendjen e saj reale dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve që synojnë t’i dëmtojnë financiarisht.

Leave a Reply