Selvija e ka nda mendjen me ia çu amanetin në vend Shpatit, merr vendimin e madh për shërimin e të birit

.

Pas ndarjes nga jeta këngëtarit Shpat, partnerja e tij Selvija ka prekur thellë ndjekësit në rrjetet sociale me një reagim tejet emocional.

Ajo ka zgjedhur që dhimbjen e saj ta ndajë përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto të biletave të udhëtimit që kishin së bashku, duke i shoqëruar me një mesazh prekës që pasqyron mungesën dhe boshllëkun e madh të lënë pas nga humbja e tij.Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, ka shkruar Selvija, një fjali e thjeshtë por shumë domethënëse, që shpreh jo vetëm dhimbjen e momentit, por edhe ëndrrat dhe planet e ndërprera përgjithmonë.

Ky postim është interpretuar nga ndjekësit si një simbol i rrugëtimit të tyre të përbashkët dhe i udhëtimit që duhej të vazhdonin së bashku, por që fatkeqësisht u ndërpre papritur.Kujtojmë se Selvija dhe Shpati ndodheshin në Itali në momentin kur këngëtari ndërroi jetë, çka e bën edhe më të rëndë emocionalisht këtë humbje.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *