Çfarë i tha Shpat Kasapi Elita Rudit për Selvijen?
Pak muaj më parë, këngëtari Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudin, ku ndër temat e prekura foli edhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Selvijen.
Në atë periudhë qarkullonin zëra për një ndarje të mundshme, por Kasapi u shpreh se raporti mes tyre vazhdonte të ishte i qëndrueshëm.
Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se Selvija nuk është xheloze dhe se mes tyre funksionojnë mirë si çift, shkruan “Kosovarja”
Në fund të intervistës, Shpati i pati bërë bashkëshortes së tij edhe një dedikim të vogël romantik përmes emisionit, duke e përmbyllur diskutimin me një mesazh pozitiv për marrëdhënien e tyre.

Leave a Reply