Të dielën që po afron, publiku pritet të ketë sytë nga ekrani pasi emisioni i Robert Berishës ka paralajmëruar një prej puntatave më të diskutuara të gjithë sezonit.
Arsyeja është prania e një të ftuare që ka shkaktuar menjëherë interes të jashtëzakonshëm: këngëtarja e njohur Nora Istrefi, njëherësh ish-bashkëshortja e Robertit.
Vetë fakti që ata rikthehen ballë për ballë në një studio televizive ka mjaftuar që promoja e shkurtër të marrë qindra reagime dhe të ndezë kureshtjen e publikut.
Që në sekondat e para të promomaterialit, vihet re një kimi e natyrshme dhe e fortë mes Norës dhe Robertit, një lloj harmonie që duke se i ka mbijetuar kohës, distancës dhe ndarjes.Fansat e tyre kanë komentuar se mënyra si ata shikohen, si bisedojnë dhe si reagojnë ndaj njëri-tjetrit tregon se mes tyre ekziston ende një lloj afeksioni i veçantë, qoftë ai edhe thjesht miqësor. Por ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është hyrja e Norës në studio.
Ajo shfaqet nën tingujt e këngës së saj të njohur “Natën”, një prej hiteve që e ka shoqëruar prej vitesh karrierën e saj.

Leave a Reply