Familja e Elijones së “BBVK” thonë fjalën e fundit, kjo është e vërteta
Banorja e shumëpërfolur e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, është bërë sërish lajmi kryesor në mediat online, këtë herë për shkak të disa raportimeve nga portale që prekën të kaluarën e saj personale. Pas valës së komenteve dhe interpretimeve që qarkulluan në rrjet, familja dhe menaxhmenti i saj kanë reaguar me një deklaratë të qartë zyrtare në Instagram.
Sipas njoftimit, Elijona ka jetuar për rreth pesë vite në një familje gjermane, nga mosha 7 deri në 13 vjeç. Kjo periudhë, sipas deklaratës, ishte një masë e përkohshme derisa babai biologjik të fitonte kujdestarinë, pasi familja ndodhej në një shtet të huaj. Më tej, familja sqaron se largimi i Elijonës nga familja gjermane dhe rikthimi te i ati ka qenë vendim i saj personal, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore që e mbronin, shkruan “Kosovarja”.
Në njoftim theksohet se çdo interpretim tjetër që qarkullon në media është “i pasaktë dhe i deformuar”. Familja bën të ditur gjithashtu se për portalet që kanë publikuar keqinformime, nga Gjermania deri në Kosovë, janë nisur procedurat e raportimit dhe se hapat ligjorë janë tashmë në proces.

Leave a Reply