Ndarja nga gruaja nuk i ka lënë tjetër opsion, Shpat Kasapi pjesë e Big Brotherit – kjo s’pritej

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo vetëm përmes muzikës, por edhe përmes një hapësire më të gjerë mediatike që mund të ndryshojë imazhin e tij publik dhe perceptimin e fansave.

Burime të besueshme pranë redaksisë së “Prive By Liberta Spahiu” kanë bërë me dije se Kasapi është shumë pranë hyrjes në shtëpinë më të famshme të reality shoë-t shqiptar, “Big Brother VIP Albania 5”, një vend ku jetës së pjesëmarrësve i vihet vëmendje e madhe dhe ku çdo detaj i jetës private shndërrohet në diskutim publik.Sipas informacioneve nga Tirana, Shpat Kasapi ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e formatit, duke finalizuar marrëveshjet e nevojshme me produksionin e Big Brother VIP.

Ky hap vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtarin në jetën private, ku mediat kanë raportuar për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Selvija.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *