Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Është zbuluar zyrtarisht ekipi që do të drejtojë “Big Brother Fan Club” për këtë edicion të pestë, dhe surpriza është e madhe.
Përmes një video promoje interesante që simulon një bisedë në grup në WhatsApp, Top Channel ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej ditësh: Kiara Tito do të jetë moderatorja e re e programit, ndërsa krah saj rikthehet një nga emrat më të peshë të opinionbërjes në Shqipëri, Arjan Konomi.
Lajmi i vërtetë që ka entuziazmuar rrjetin është pikërisht rikthimi i Konomit në Top Channel pas rreth tre vitesh mungesë. Ish-opinionisti i “Big Brother” dhe “Për’puthen” rikthehet në ekranin ku la gjurmë, por këtë herë më i fuqishëm se kurrë.
Largimi i tij nga Top Channel vite më parë bëri bujë. Vetëm së fundmi, në podcastin e Arbana Osmanit, Arjani theu heshtjen duke zbuluar prapaskenat e atij largimi të papritur.

Leave a Reply