.
Prej disa ditësh, rrjetet sociale ishin mbushur me aludime dhe thashetheme rreth një mundësie shtatzënie të këngëtares së njohur Engjellusha Salihu. Lajmet filluan të përhapen shpejt, duke marrë vëmendjen e fansave dhe mediave, të cilët nisën të spekulojnë për jetën personale të artistes dhe për ndonjë ndryshim të mundshëm në pamjen e saj.
Pavarësisht kësaj, Engjellusha nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj këtyre thashethemeve, duke mos konfirmuar dhe as mohuar lajmet që qarkullonin, gjë që i shtoi më shumë kuriozitetit dhe interesit rreth jetës së saj private.Megjithatë, një foto e fundit e publikuar nga vetë këngëtarja ka dhënë një përgjigje të qartë ndaj të gjitha spekulimeve.
Në imazhin e postuar në rrjetet sociale, Engjellusha shihet para një pasqyre, duke pozur në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, me bark të plotësisht të rrafshët. Pamja e saj elegante dhe e kujdesshme, e shoqëruar me një veshje të stilizuar që nxjerr në pah linjat e saj trupore, ka treguar se lajmet për një shtatzëni janë krejtësisht të pabaza.
Fotografia ka tërhequr menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e kanë komentuar pozitivisht, duke theksuar se këngëtarja duket në formë të shkëlqyer dhe se çdo spekulim i mëparshëm ishte thjesht një keqkuptim.

Leave a Reply