“Motra s’më ktheve përgjigje”, personi më i afërt i Shpatit ia këputi shpirtin një shqiptarie, publikon bisedën e fundit me të

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndarë papritur jetën, duke lënë pas një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe në zemrat e fansave, por edhe të kolegëve të tij.

Lajmi i trishtuar ka tronditur thellë komunitetin artistik shqiptar, ndërsa mes emocioneve të shumta janë veçuar reagimet e artistëve që kanë punuar dhe bashkëpunuar ngushtë me të gjatë viteve.

Një nga këngëtaret që ka ndjerë më së shumti humbjen është Poni, e cila nuk ka nguruar të ndajë me publikun kujtime personale dhe momente të veçanta të marrëdhënies së saj me Shpatin, duke treguar jo vetëm respektin profesional, por edhe lidhjen e ngushtë miqësore që kishin ndërtuar me vite.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instastory”, Poni ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e mikut të saj, duke rikujtuar kohën e artë të karrierës së tij dhe momentet kur ata performonin së bashku.Ajo ka përmendur një nga turnetë e tyre më të suksesshme, atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2007, ku kishin kënduar së bashku në pesë shtete të ndryshme.

Poni tregon se Shpati ndodhej në kulmin e karrierës dhe se publiku bëhej aq entuziast vetëm për të bërë një fotografi me të, duke e vlerësuar atë jo vetëm si një artist të madh, por edhe si një person me zemër të bardhë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *