Xheneta Fetahu: Nuk jam fajtore që suksesi im ju pengon — problemi nuk qëndron tek unë, por tek ju.

.

Influencerja Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi publikoi një video të re në TikTok, e shoqëruar me një përshkrim që ka hapur shumë dilema.

Ajo ka zgjedhur të ndajë një mesazh të drejtpërdrejtë, por pa e adresuar ndaj ndonjë personi konkret.

“Nuk kam faj që suksesi im ju djeg, problemi jeni ju, jo unë”, ka shkruar Fetahu në mbishkrimin e videos.

Edhe pse postimi ka shkaktuar reagime të shumta, ende nuk dihet se për kë e ka pasur fjalën influencerja.

Komente të shumta kanë vërshuar nën video, ndërsa shumë ndjekës kanë tentuar të zbulojnë se kush mund të jetë ‘shënjestra’ e saj.

Xheneta, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, shpesh ka bërë deklarata që kanë nxitur diskutime. Kësaj here, ajo ka zgjedhur të mos japë sqarime të mëtejshme, duke lënë hapësirë për interpretime.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *