Shumë mund ta mbani në mend mbesën e legjendës së humorit, Qumilit, që dikur na bënte të qeshnim me rolet e saj në skeçet e tij, pa harruar pjesëmarrjen në filmin “E vërteta në plazh” me Daim Lalën.
Pas një mungese të gjatë publike, Granita është rikthyer, por këtë herë jo për art.
Ajo u rishfaq në protestën për Daorsën, duke dhënë një interviste për gazetën Demos.
Me një ton të ashpër, aktorja bëri thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje, pasi sipas saj, burgimi i përjetshëm nuk po i ndal kriminelët.

Leave a Reply