Gili, Remzia e Shyhretja në një moment që çdokush do ta donte në moshën e tyre, bashkë e me plot harmoni

Gili, Remzia e Shyhretja në një moment që çdokush do ta donte në moshën e tyre, bashkë e me plot harmoni

Këngëtaret e mirënjohura të muzikës popullore shqiptare, Gili, Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli, kanë dëshmuar sërish forcën e lidhjes së tyre të veçantë dhe miqësisë shumëvjeçare që i bashkon, duke u paraqitur së bashku në një dasmë të organizuar së fundmi.

Të treja këto figura të njohura të skenës muzikore janë bërë pjesë e pandashme e jetës artistike në trojet shqiptare dhe janë ndër emrat më të dashur për publikun, për jo vetëm kontributin e tyre në muzikën popullore, por edhe për marrëdhëniet e sinqerta dhe të qëndrueshme që kanë kultivuar ndër vite me njëra-tjetrën.Në këtë ngjarje festive, Gili ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku shihet në shoqërinë e dy kolegeve dhe mikeve të saj të afërta, Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli.

Në imazh, ato shfaqen të buzëqeshura, të veshura me shumë stil dhe elegancë, duke reflektuar një harmoni dhe pozitivitet që është bërë tashmë e njohur për publikun që i ndjek me vëmendje.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *