Djalë a çikë kësaj radhe? Learta Jakupi sapo dha lajmin e madh – tani mund të thuhet se janë familje e madhe
Pas gëzimit të madh që solli ardhja në jetë e dy mbesave të saj, Learta Jakupi ka ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të mrekullueshëm që ka mbushur edhe më shumë zemrën e saj me dashuri.
Moderatorja dhe aktorja e njohur, e cila është shumë aktive në rrjete sociale, ka bërë të ditur se është bërë edhe me nip.Ky moment i ri i lumturisë familjare ka prekur ndjekësit e saj, të cilët e kanë ndjekur gjithmonë me dashuri e kureshtje jetën dhe emocionet që ajo ndan me publikun.
Nëpërmjet një postimi plot ndjenja në Instagram, Learta publikoi një fotografi shumë të ëmbël, ku shihet duke mbajtur në krahë nipin e porsalindur.
Në imazh, ajo rrezaton dashuri, qetësi dhe gëzim të pastër, ndërsa në fytyrën e saj lexohet qartë emocioni i një momenti të veçantë që çdo anëtar i një familjeje e përjeton me zemër plot.Ajo ka shoqëruar fotografinë me një mbishkrim të shkurtër, por domethënës, duke lënë të kuptohet se ky është një nga momentet më të bukura të këtij viti për të dhe për familjen e saj.
Ndjekësit e Leartës e kanë përgëzuar menjëherë me komente të shumta plot dashuri e urime.

Leave a Reply