Këngëtarja Mihrije Braha, festoi ditën e djeshme, ditëlindjen e saj të 58-të.
Një figurë e dashur për publikun, Mihrija mori një lumë urimesh dhe dedikimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët, duke reflektuar popullaritetin e saj të qëndrueshëm ndër vite.Mihrija, e kaloi këtë ditë në një atmosferë plot dashuri dhe festë.
Por, momenti më emocionues i kësaj ditëlindjeje ishte padyshim surpriza e organizuar nga familja.Detajet e kësaj befasie u zbuluan përmes një videoje të shpërndarë në Instagram nga Tringa, reja e këngëtares.
Videoja tregonte se Mihrija ishte bërë qendra e një organizimi të kujdesshëm dhe të detajuar, të menduar pikërisht nga reja e saj.

Leave a Reply