Ledjona Xheladinaj zbulon këtë sekret të “Big Brother VIP Albania”: Na detyronin të…

Ledjona Xheladinaj ka zbuluar një detaj të pazakontë nga qëndrimi i saj në “Big Brother VIP Albania 3”, duke treguar një realitet që publiku rrallë e merr vesh, transmeton Raporto24.

Edhe pse programi njihet për bashkëpunimet e shumta me sponsorë, gazetarja tregon se brenda shtëpisë ka pasur momente kur ushqimi ka qenë një sfidë e vërtetë.E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ledjona shpjegoi se për rreth dy javë banorët janë përballur me një mungesë të larmishmërisë ushqimore. Sipas saj, jo se nuk kishte fare ushqime, por ishte i njëjti produkt vazhdimisht, gjë që i vendosi banorët në vështirësi.

Ajo rrëfeu se, pavarësisht preferencave personale, banorët shpesh ndiheshin të detyruar të flisnin pozitivisht për produktet e sponsorëve:
“Mund të hash çfarë të duash, por jo sa duhet. Ka pasur një periudhë shumë të vështirë. Gati dy javë nuk kishim çfarë të hanim… jo se nuk kishte, por ishte vetëm një lloj gjëje. Dhe nëse nuk të pëlqente, duhej të thoshe ‘oo sa e mirë’.“


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *