Ledion Liço reagon pas deklaratës së Ben Blushit në emisionin e Arbana Osmanit, për moderimin e Big Brother VIP

.

Gjatë episodit të fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani i bëri një pyetje surprizë shkrimtarit dhe figurës së njohur të medias, Ben Blushi, që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut: kë do të zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality, transmeton Raporto24.

Intervista, e cila shërbente për promovimin e librit të tij më të ri, kaloi përtej letërsisë dhe preku edhe prapaskenat e Top Channel, ku Arbana dhe Blushi kanë punuar më parë.Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe nxorri në pah një detaj të panjohur nga historia e Big Brother VIP:

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, – u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *