“Jam e shokuar”, Festa Qoqaj shpërthen ndaj Përparim Ramës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Influencerja e njohur, Festa Qoqaj, ka reaguar me zemërim dhe indinjatë pas rastit të rëndë që ka tronditur sot Prishtinën, ku disa qenushë janë gjetur të mbytur brutalisht, me gjurmë gjaku në rrugë.

Përmes një sërë postimesh në Instagram Story, Festa ka shprehur tronditjen e saj të thellë dhe ka ngritur zërin kundër mungesës së zbatimit të ligjit në Kosovë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt figurave më të larta politike të vendit.

“A ka me pas shtet edhe ligj që i dënon kto raste najherë? Jam e shokume qysh njerzt e tille sillen t’lirë edhe vazhdojnë me bo akte të tilla se e dijnë që si gjen sen”, ka shkruar ajo.

Festa i ka bërë një thirrje publike dhe urgjente Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj këtyre ngjarjeve tronditëse.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *