‘Hera e fundit që flas’, rrjeti e ‘kryqëzoi’ për veshjen, flet Sara

‘Hera e fundit që flas’, rrjeti e ‘kryqëzoi’ për veshjen, flet Sara

Edhe pse ngjarja mes Antonela Berishës dhe Klea Prengës ka mbetur pas në kohë, miqësia e Antonelës me Sara Gjordenin vazhdon të shkaktojë reagime të forta në rrjete sociale.

Çdo postim i Sarës që lidhet në ndonjë mënyrë me Antonelën, shndërrohet në një valë kritikash nga ndjekësit e saj,E lodhur nga kjo situatë që nuk po shuhet, Sara ka zgjedhur të sqarojë gjithçka përmes një postimi të gjatë në Instagram. Ajo tregon se mesazhet negative nuk ndalen kurrë.

Në shpjegimin e saj, Gjordeni bën të qartë se miqësia me Antonelën nuk duhet interpretuar si mbështetje për veprimet e së kaluarës. Sipas saj, lidhja e tyre bazohet vetëm në mirënjohje personale:

“Antonela ka qenë ndër të paktët personazhe që më ka mbështetur publikisht, pa frikë, në momentet kur shumë prej jush më sulmonit aty ku më dhembte më shumë,” shpjegon ajo.

Sara nënvizon se nuk i interesojnë veprimet apo konfliktet e tjera të Antonelës, por nuk mund të injorojë ndihmën që ka marrë në periudhat e saj më të vështira.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *