Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private…
Xhirot me makina në Tiranë, a mund t’i konsiderojmë terren flirtimi?
Gjoka: Ajo është totalisht një terren flirtimi. Është gjëja që më bezdis më shumë, më irriton shumë. Ndodh ende dhe sot dhe është efektive për shumë të rinj. Kudo mund të shohësh në Tiranë trafik të martën në darkë, vetëm për këtë arsye. Në zona specifike, tek sheshi, në Bllok…
Gjoka: Më ka ndodhur shumë shpesh. Kam qenë duke darkuar në një restorant dhe që kur jam çuar, kam dërguar dy shoqe me makinë në shtëpi dhe ajo makina ishte gjithë kohën mbrapa meje. Unë e kam kuptuar shumë vonë, pasi e pashë që ajo makina kishte të njëjtën rrugë si ne, derisa arrita në destinacionin e fundit që ishte shtëpia ime. Nuk e futa në rrugicën time kur e pashë që po më ndiqte.

Leave a Reply