Biznesmeni dhe aktivisti Elton Ilirjani, një mik i ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka lëshuar një alarm publik për gjendjen tejet të rëndë shëndetësore dhe financiare të këngëtares.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, e cila transmetohet sonte (e hënë) në orën 23:00, Ilirjani do të zbulojë detaje tronditëse. Në një video promo të publikuar paraprakisht, ai ka bërë të ditura disa nga faktet më shqetësuese.
Sipas Ilirjanit, këngëtarja ndodhet “në situatën më të vështirë” dhe prej 11 muajsh “nuk ka asnjë përmirësim”.
Ai theksoi se Simaku aktualisht nuk po merr asnjë mjekim dhe se pas daljes nga spitali, ajo është izoluar plotësisht. “Njeri që rri gjithë ditën në shtëpi. Nuk ka më motivim,” u shpreh Ilirjani. Ai shtoi se këngëtarja “thotë se IA (Inteligjenca Artificiale) e ndau,” dhe se ndonëse “është e divorcuar, nuk e pranon” këtë fakt, si dhe “djalin nuk e takon”.

Leave a Reply