Produksioni i BBVK jep njoftimin për datën e nisjes së sezonit!

Produksioni i reality shou-t më të ndjekur në Kosovë ka konfirmuar se data zyrtare e nisjes së sezonit të katërt do të bëhet e ditur pikërisht sot (e diel, 9 Nëntor).

Sipas njoftimit të publikuar në faqet zyrtare të ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ‘Klan Kosova’, pritjes së fansave do t’i vijë fundi sot në orën 18:50.

Ky njoftim i shumëpritur vjen në një mbrëmje me vëmendje të madhe publike, vetëm 10 minuta para mbylljes zyrtare të vendvotimeve në shumicën e komunave të vendit ku po zhvillohet balotazhi zgjedhor,.

Njoftimi i madh për BBVK4 i jep fund aludimeve të shumta që kanë qarkulluar javët e fundit mbi fillimin e edicionit të ri.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *