I moshuari nga Fushë Kosova: Kemi nevojë për një strehimore, me pi naj çaj e me luajt shah
Një i moshuar nga Fushë Kosova, Lutfi Gara, ka thënë se e pritën mirë dhe me buzëqeshje në qendrën ku votoi.
Ai pati një kërkesë për kryetarin e ri të Fushë Kosovës kushdo që e merre drejtimin e komunës.
Ai kërkoi të ndërtohet një strehimore, ku mblidhen të moshuarit.
“Kërkoj me na bo një strehimore, me lu shah, me pi naj çaj se në Fushë Kosovë nuk ka, pra na me pas ku me pushu dikun”,I moshuari tutje kishte dhe një mesazh për rininë.
“Ishalla të mirat për krejt rininë. Rinia duhet me i la kafiçat, duhanin, punët e kqija, s’ka dashni qysh ka pas përpara, mësuesi me fëmijën nuk ka dashni qysh ka pasur përpara”, tha ai.

Leave a Reply