Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate, ushqime të nëntokës të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet më të fortë.
Jo më kot e cilësojnë si mbretin e vjeshtës. Kungujt janë produkti i artë që e bën vjeshtën krenare në bujarinë e saj. Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm të trojeve tona, supave apo ëmbëlsirave.
Një tjetër metodë për të shijuar kungullin është pjekja në furrë. Atë mund ta shoqëroni me kajmak të qumështit të dhisë dhe arra. Vjeshta është stina ideale për të shijuar vlerat fantastike të kungullit.
Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.

Leave a Reply