Në mediat sociale po qarkullon lajmi se dy prej aktoreve më të njohura turke, Demet Özdemir dhe Büşra Develi, janë përfshirë në një përplasje të fortë në setin e serialit “Eşref Rüya”, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe këtë sezon.
Sipas faqes “Magazinane”, konflikti ka nisur pas një postimi të Büşra Develit, që thuhet se e ka vendosur Demet-in në një pozitë të sikletshme dhe e ka paraqitur në mënyrë përçmuese. Ky veprim mësohet se ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek Özdemir dhe ka sjellë tensione të dukshme në set.

Leave a Reply