Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi dhe Albulena Ukaj, kanë ngjallur një valë të madhe kurioziteti dhe entuziazmi në rrjetet sociale, pasi kanë paralajmëruar një bashkëpunim të ri muzikor që pritet të publikohet shumë shpejt.
Artistët kanë shpërndarë një foto të përbashkët në profilin e tyre në Instagram, ku shfaqen gjatë xhirimeve të një projekti të ri.Në imazhin që është bërë viral brenda pak orësh, dyshja duken në harmoni të plotë artistike, duke lënë të kuptohet se po përgatitet diçka mjaft interesante për publikun.
Ajo që e ka bërë postimin edhe më intriguese është përshkrimi i shkurtër por i ngarkuar me pritshmëri: “Coming soon!”, një fjali e vetme që ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e fansave të tyre të shumtë.Pas publikimit të fotos, komentet kanë vërshuar menjëherë në rrjetet sociale. Shumë ndjekës kanë shprehur padurimin e tyre për të dëgjuar bashkëpunimin e ri, ndërsa të tjerë kanë filluar të hamendësojnë se për çfarë lloj kënge mund të bëhet fjalë.
Disa fansa kanë sugjeruar se dy artistët mund të kenë bashkuar forcat për një këngë ritmike verore, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një baladë romantike, duke njohur stilin karakteristik të secilit.

Leave a Reply