Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila prej vitesh është një nga figurat më të njohura të politikës kosovare dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë deklaratë politike apo veprim në sallën e Kuvendit, por për një paraqitje të veçantë dhe ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar zakonisht ta shohim. Balje është shfaqur në një dasmë familjare, e veshur me kostum tradicional boshnjak, duke rrëmbyer gjithë sytë dhe komentet e të pranishmëve e më pas edhe të rrjeteve sociale.Ajo që e bëri këtë paraqitje edhe më të veçantë ishte fakti se veshja tradicionale i dha asaj pamjen e një nuseje të vërtetë, duke reflektuar elegancë, thjeshtësi, por edhe krenari për kulturën dhe traditën e saj boshnjake.
Kostumi i punuar me detaje të imta, ngjyrat e kombinuara me kujdes dhe aksesorët që e plotësonin të gjithë pamjen, e bënë deputeten të dukej jo vetëm e hijshme, por edhe tejet autentike. Shumë nga të pranishmit në dasmë nuk ngurruan ta komplimentonin për zgjedhjen e saj, ndërsa fotografitë e publikuara më pas në rrjete sociale u shpërndanë me shpejtësi dhe u komentuan gjerësisht.

Leave a Reply