Pas një periudhe relativisht të gjatë mungese në ekran me projekte të reja, producenti dhe moderatori i njohur shqiptar Turjan Hysko, i njohur gjerësisht si Turi, po përgatitet për një rikthim të fuqishëm që tashmë ka filluar të zgjojë kureshtjen e publikut dhe të mediave.
Ai ka prezantuar projektin më të ri, një format që sipas tij do të ndryshojë përfundimisht mënyrën se si publiku e sheh televizionin dhe reality show-t në Shqipëri.Bëhet fjalë për “Kazerma”, një film me natyrë reality show, i cili në konceptin e vet mbart elemente konkurrence, emocioni dhe spektakli, duke premtuar që të jetë një nga programet më të veçanta të vitit.
Vetë Turi, i cili është i njohur për aftësinë e tij për të sjellë ide origjinale dhe për t’i kthyer ato në suksese televizive, e ka prezantuar publikisht projektin me një ton tejet të bindur, duke e cilësuar si një format që “do të ndryshojë rregullat e lojës” në tregun e argëtimit shqiptar.Sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të filmit, “Kazerma” nuk do të jetë thjesht një emision i zakonshëm, por një eksperiment i madh televiziv ku pjesëmarrësit do të vihen përballë sfidave të ashpra dhe të paparashikueshme.
Mesazhi i shpërndarë deri tani është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Çdo ditë është një betejë për mbijetesë! Një çmim 200 mijë euro, VETËM NJË FITUES”.

Leave a Reply