“Në lutjet e mia”, Gold AG flet për herë të parë për babanë, përlotet dhe do t’iu përlotë edhe juve

Këngëtari i njohur Arian Agushi, i cili njihet më mirë nga publiku me emrin artistik Gold Ag, ka ndarë së fundmi me fansat e tij ndjenja të thella dhe shumë personale lidhur me vendlindjen e tij, Preshevën.

Në një rrëfim të hapur dhe emocional, ai ka shprehur dashurinë e madhe që ka për këtë qytet dhe për kujtimet e shumta që lidhen me të. Gold Ag ka theksuar se Presheva për të ka një vend të veçantë në zemër, duke e cilësuar si “pikë të dobët” dhe një vend ku gjithmonë ndjen dëshirën të kthehet.Ai ka treguar se sa e rëndësishme është për të të vizitojë varrin e babait të tij sapo arrin në qytet, një ritual që për Gold Ag nuk është thjesht një vizitë, por një mënyrë për të ndjerë lidhjen e vazhdueshme me të atin dhe për të përkujtuar kujtimet e familjes.

Ai ka folur gjithashtu për gjendjen e Preshevës, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si qyteti ka ndryshuar me kalimin e kohës.“Kur e dimë çfarë gjendje ka mbet, tash kohëve të fundit goxha është zbrazur, dhe kjo është e keqe, por shpresoj që do bëhet mirë”, tha Gold Ag, duke reflektuar mbi largimin e njerëzve dhe boshllëkun që ka lënë kjo në komunitetin e tij të lindjes.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *